Godet” sërish nënkomisarja e Elbasanit: Jam e virgjër

10 nëntor 16:05

Anisa Kostani, emri i nënkomisares mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur pasi u pezullua nga detyra dy muaj më parë pasi fyeu gazetarët, që sipas saj janë të degjeneruar.

Masa e pezullimit u mor nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagra ku quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë “do përfundoni nën rrota”.

Por një muaj më parë Kostani u ritkhye sërish në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merrej masa e pezullimit.

Kjo vëmendje e ka bërë nënkomisaren edhe më aktive në rrjete sociale ku herë pas here bën edhe bashkëbisedim me ndjekësit.

Së fundmi Nënkomisaren e kanë pyetur “A je e virgjër?”.

Përgjigja ka qenë ajo që ka marrë më shumë vëmendje.

“Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”, shkruan Anisa Kostani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate publikoi listën me 26 futbollistët…