Gol nga 70 metra, futbollisti amerikan i jashtëzakonshëm (video)

23 shtator 2022 | 15:06

Goli i vitit vjen nga Kupa e Ligës së Amerikës Veriore. Futbollisti i Real Salt Lake, Aaron Herrera ka realizuar një gol fantastik nga më shumë se 70 metra.

Real Salt Lake kaloi në epërsi kur Herrera guxoi të provonte me një goditje nga përtej mesfushës dhe befasoi portierin Jose Hernandez, i cili është zëvendësues i kolumbianit Camilo Vargas.

Atlas barazoi në një goditje nga këndi, në të cilën Zaldivar përfitoi nga një kërcim në zonë. Më pas, Trezza shënoi në minutën e 71-të për 1 me 2.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar…