Gold AG bëhet baba, ky është emri i djalit

29 nëntor 2020 | 12:36

Reperi i njohur, Gold AG është bërë baba për herë të parë. Është vetë këngëtari i cili e jep lajmin përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

I njohur për këngët e tij patriotike, Gold AG i ka vendosur edhe fëmijës një emër patriotik. Gueril do të quhet djali i tij, ndërsa Gold AG shkruan se ka lindur në një ditë të veçantë, njësoj si Adem Jashari.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe Tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah, o Zoti im, ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoi të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje. Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptar. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri bire. Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin Gueril, e paç shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falënderues”, ka shkruar ai.

Gold AG dhe Ermira janë martuar në fillim të këtij viti në fshehtësi të plotë, përpara se të shpërthente pandemia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e mbajnë mend filmin e famshëm  13 për…