Golden State nuk njeh pengesa, fitojnë edhe Clippersat dhe Chicago

22 nëntor 2021 | 13:23

Golden State nuk ndal marshimin e saj, duke qenë ende skuadra më e mirë në NBA edhe pas fitores 119-104 arritur ndaj Torontos. Fitorja e 15-të sezonale mban firmën e Jordan Poole (33 pikë) dhe Andrew Wiggins (32 pikë), ndërkohë që zhgënjeu Curry (12 pikë).

Fitore të çmendur me përmbysje korri skuadra e Lakersat, që mundi Detroitin me rezultat 121-116 jashtë fushe. Davis me 30 pikë e 10 rebound si dhe Westbrook me 26 pikë e 10 asistime bënë diferencën në parket në periodën e katërt. Për vendasit u dallua Grant me 36 pikë, por që s’mjaftuan.

Rikthehet te fitorja edhe ekipi i Clippersave, që mundi me rezultat 97-91 Dallasin, ndeshje e ekuilibruar, vendosur nga George me 29 pikë. Chicago merr kreun e renditjes në Lindje pas fitores me rezultat 109-103 ndaj New York (DeRozan 31pikë), ndërsa Phoenix e mundi me rezultat 126-97 Denver (Johnson 22 pikë, Ayton 21 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Clippers – Dallas             97-91
Detroit – Lakers               116-121
Chicago – New York      109-103
Phoenix – Denver           126-97
Golden State – Toronto   119-104

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stina e dimrit po vjen andaj të mos bie numri…