Grabovci: Ky ishte personi që më goditi shpullë fytyrës, unë tentova t’ia nxjerr gabzherrin

05 dhjetor 2018 | 14:17

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka rrëfyer disa ngjarje të jetë së tij sa ishte i ri e deri tek rasti i fundit i përgjimeve.

Grabovci për herë të parë ka përmendur një moment interesant të përleshjes që kishte me një agjent të UDB-së.

Në emisionin “Lemza” ai ka treguar detaje rreth burgosjes dhe çastet kur organet e sigurimit shtetëror e nxorën zvarrë nëpër burg.

“Ata përdorën metodat siç i kanë ata (qesh). Por më kujtohet kur isha kacafytur me një punëtor të sigurimit. Bëhet fjalë për Vladeta Bashanjeviqin i cili më godit me shpullë fytyrës. Unë jam kthyer dhe ai ka ra në tokë. Aty kam bërë përpjekje që ta kafshojë me dhëmbë në gabzherr”, ka thënë Gabrovci.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së sqaron në detaje përleshjen fizike me agjentin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, për mosliberalizimin e vizave…