Granit Xhaka bëhet kryelajm në gazetat britanike

28 tetor 2019 | 14:49

Granit Xhaka nuk i mbajti dot nervat dje, kur po zëvendësohej dhe u gjend përballë vërshëllimave e ofendimeve të tifozëve të vet. Pasi vuri dorën dorë mbas njërit vesh, për t’i ironizuar ata që e kritikonin, tha nëpër dhëmbë edhe një “f***off”. Kaq ka mjaftuar, që ish-lojtarë të Arsenalit, por jo vetëm, ta kryqëzojnë.

Ja disa nga titujt e gazetave të njohura britanike. “The Sun” shkruan: “Xhaka shan tifozët e vet”. “Daily Tepegraph” del me titullin: “Xhaka mund ta humbasë shiritin e kapitenit, pas reagimit të tërbuar ndaj tifozëve të Arsenalit, që e vërshëllyen”.

Nga ana e vet, “Mirror” bën parashikimin: “Xhaka përballet me humbjen e shiritit të kapitenit, pas zënkës me tifozët, teksa u zëvendësua”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi…