Greqia shumë afër ta njohë Kosovën, Daçiqi bëhet se s’po ndodh asgjë

11 shkurt 2022 | 16:19

Raportet ndërmjet Greqisë dhe Kosovës kanë avancuar tepër. Athina dhe Prishtina sipas lëvizjeve të fundit duket se janë shumë afër arritjes së njohjes reciproke.

Megjithatë një afrim dhe thellim të tillë të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë është përpjekur ta injorojë kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duke u shtirur se s’ka ndodhur asgjë.

Daçiqi ka falënderuar Greqinë për pozicionin që shteti helen mban ndaj Republikës së Kosovës dhe për “mbështetjen” që Greqia ia jep Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës.

Një deklaratë të tillë bashkëpunëtori i Vuçiqit e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me një delegacion nga parlamenti i Greqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Grasshopperi gjatë afatit kalimtar dimëror…