Gresa Caka-Nimani zgjidhet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese

17 maj 2021 | 14:46

Në seancën administrative të mbajtur sot, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur kryetare të re të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.

Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kushtetueses:

Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 maj 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur Kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.

Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve…