Greva në arsim vazhdon

21 janar 2019 | 16:42

Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës është mbajtur mbledhja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ku temë diskutimi ka qenë greva në arsim.

Kjo mbledhje vjen pas hyrjes në javën e dytë të vazhdimit të grevës nga ana e mësimdhënësve, por edhe pas refuzimit të ofertës së Qeverisë për rritjen e pagave nga SBAShK-u.

Fillimisht është mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura në mes të ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, një grupi punues të Qeverisë dhe SBASHK-ut lidhur me grevën.

Pas këtij takimi Bytyqi ka dalë optimist se mësimi do të fillojë nesër dhe se propozimi i Qeverisë është brenda mundësive buxhetore që kanë.

Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka falënderuar sindikalistët për unitet në raport me grevën.

“Ne nuk po kërkojmë në mënyrë klasike rritje pagash, por rritje të koeficientit jo për t’u bërë më të pasur se të tjerët por për të pasur vend në këtë projektligj”, ka thënë Jasharaj, duke shtuar se oferta e kryeministrit për pagat e mësimdhënëseve nuk në përputhje me kërkesat e tyre.

“Oferta e kryeministrit as nuk i afrohet fare 30%, por është një vlerë prej 0.20% as kjo nuk është për të gjithë sektorin e arsimit, ose do të fitojmë të drejtën tonë të gjithë ose do të humbim të gjithë”, ka shtuar Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall për herë të parë këtë…