Griezmanni: Kalimi te Barcelona ishte një gabim

16 shkurt 2024 | 14:59

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka bërë deklaratë të fortë për periudhën e tij te Barcelona. Griezmann tashmë është golashënuesi kryesor i klubit të Atleticos.

Griezmann iu bashkua Atletico Madrid fillimisht si huazim në vitin 2021, përpara se të përfundonte në një kalim të përhershëm në vitin 2022. Si pjesë e një interviste të gjerë në një ceremoni, Griezmann u pyet për kohën e tij në Barcelonë, nga viti 2019 deri në 2021.

“Vendosa të largohem sepse kisha arritur kufirin tim mendor. Më duhej të largohesha, dhe ju gjithmonë mendoni se jashtë më mirë. Doja të provoja, por pas disa muajsh, kuptova se nuk isha aq i lumtur sa në Madrid dhe në Atletico. Isha i zemëruar me veten time dhe më duhej të punoja shumë dhe të heshtja. U bëra ‘i vogël” muajt e parë këtu. Fernando Torres më tha kur u ktheva se nëse lija gjithçka në fushë, tifozët do të më respektonin sërish. Është një gëzim të jem këtu, kam bërë një gabim, siç mund t’i ndodhë kujtdo, por do të bëj gjithçka që tifozët të jenë krenarë për numrin e tyre 7. Kemi nevojë për ju nga tani deri në fund të sezonit, faleminderit për dashurinë dhe ne do ta shijojmë atë së bashku”, ka thënë Griezmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate…