Gruaja e Nasim Haradinajt: Jemi shumë të lumtur që drejtësia po triumfon

14 dhjetor 2023 | 13:42

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është liruar të enjten nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gruaja e Nasimit, Gjejlone Haradinaj ka thënë për “Indeksonline” se Nasimi është liruar dhe se po e presin kthimin e tij në Gllogjan.

“Po, mundem me ua konfirmuar se Nasimi është liruar. Jemi duke shkuar me u takuar me të. Po e presim në Gllogjan që të na vjen. Jemi shumë të lumtur që drejtësia po triumfon. U dëgjova me Nasimin tash na tha që po vjen”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrethrrotullimin në hyrje të Budvës, në Zavala, Mali i…