Gruaja nga delegacioni serb tentoi ta largonte flamurin e Kosovës në Eurovision

16 maj 2026 | 23:14

Gazetari Albert Limani, përmes një postimi në Facebook, i cili është duke qëndruar në Vjenë për Eurovisionin, ka thënë se një grua nga delegacioni i Serbisë ka tentuar ta heq flamurin e Kosovës, derisa ata kanë qenë duke parë përformancën e Alis.

Limani ka thënë se ai nuk ka lejuar që flamuri i Kosovës të preket.

Postimi:

Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.

Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga diaspora i Partisë Demokratike të Kosovës,…