Grubi: Në janar po vjen kryeministri shqiptar (video)

22 nëntor 2023 | 11:51

Derisa po prezantohej si përfaqësuesi më i lartë shqiptar në ekzekutiv, para fjalimit të tij në Akademinë Solemne në ITSHKSH me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se nga janari do të ketë përfaqësues edhe më të lartë, respektivisht kryeministri i parë shqiptar.

“Përfaqësuesi më i lartë edhe disa ditë, sepse do të bëjmë një përfaqësues edhe më të lartë, me kryeministrin e parë shqiptar të Qeverisë së RMV-së, që në muajin janar”, tha Grubi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja dhe KB Trepça sonte (e mërkurë) do t’i…