Grupi parlamentar i LDK-së vizitohet nga studentët e ‘Kadri Zekës’

16 maj 2018 | 12:53

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, së bashku me deputetin e kësaj partie, Driton Selmanaj, kanë pritur në takim një grup të studentëve të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, të cilët kishin ardhur për vizitë në Kuvendin e Kosovës dhe për të parë për së afërmi punën e këtij grupi parlamentar.

Hoti ka falënderuar studentët dhe dekanin e këtij universiteti, profesor Sadik Haxhiu për këtë vizitë si dhe i ka informuar ata për rolin që ka në Kuvend grupi parlamentar i LDK-së.

Gjatë këtij takimi, studentët janë informuar për shumë çështje për të cilat ishin të interesuar, e të cilat kryesisht kishin të bënin me temat aktuale politike në vend.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën në Kosovës, është mbajtur konferenca “Sektori minerar dhe…