Guardiola, besnik i Cityt

17 shkurt 2020 | 13:54

“ESPN” dhe “The Times” raportojnë se trajneri Pep Guardiola i ka komunikuar drejtuesve të Manchester Cityt se nuk ka ndërmend të largohet, me apo pa Ligën e Kampionëve.

Pep është i bindur se dënimi i dhënë nga UEFA, për shkelje të rregullave të “Fair Play financiar”, do të shfuqizohet, edhe nëse kjo nuk ndodh, ia ka bërë të qartë si drejtuesve ashtu edhe lojtarëve se ka ndërmend të respektoj kontratën e cila i skadon më 2021.

Si një kapiten i vërtetë, Pep nuk dëshiron të braktis anijen, e sheh si një mungesë respekti, për të ardhmen ka ende kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek personalitetet…