Guardiola krahason Haalandin me Messin

09 gusht 2022 | 13:01

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka krahasuar Erling Haaland me Leo Messin. Haaland shënoi dy gola në debutim e tij në Premierligë, me Manchester Cityn në ndeshjen ndaj West Ham United.

“Më pëlqen. Unë isha me fat si trajner që isha me Messin dhe nëse ai shënoi dy, donte tre. Nëse shënonte tre, donte katër. Nëse shënonte katër, donte pesë. Golashënuesit e mëdhenj nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë gjithmonë të uritur”, ka thënë Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e Planit Strategjik dhe Operacional(PSO)…