Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

19 prill 2024 | 10:51

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn.

“The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë një ofertë të madhe për të nënshkruar me yllin e Bayern Munchen, Jamal Musiala.

21-vjeçari me paraqitje impresive ka tërhequr interesimin e Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Arsenalit.

Në 36 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon për Bayernin, Musiala ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. Sipas “Transfermarkt” kartoni i Musialas vlerësohet rreth 110 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali në pension, prof. dr. Kudusi Lama, në pjesën e…