“Guxo” propozon kandidatin e saj për ministër të ri të Shëndetësisë

06 tetor 19:22

Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, deputeti i partisë Guxo, Burim Meta ka kërkuar nga kryeministri Kurti të diskutojë edhe me krerët e kësaj partie për të vendosur për ministrin e ri të Shëndetësisë.

Gjatë ditës së sotme, e enjte, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Menjëherë, pas konfirmimit të ofrimit të dorëheqjes së ministrit Latifi, ka reaguar deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta, përmes një postim i në Facebook, duke thënë se nuk ka më kohë për eksperimente në shëndetësi.

“Edhe sa ministra të shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj GUXO-s”, ka shkruar Meta.

Meta edhe gjatë një prononcimi për media ka thënë se partia e tij mund ta përkrah deputetin Haxhi Avdyli për pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

“E ftoj Kurtin që nga ky moment, që të diskutoj me znj.Donika e z.Peci para se të vendos për ministrin e ri të Shëndetësisë. Besoj shumë që partia Guxo në shëndetësi me kapacitet e saj, do të ndihmojë shumë në këtë sektor. Ne të gjithë mund ta përkrahim edhe doktor Avdylin që të menaxhoj me Ministrinë e Shëndetësisë. Pavarësisht emrit, pse duhet të diskutohet edhe me ne, është se aktualisht shëndetësia është pozicioni më i rëndësishëm i Qeverisë Kurti2”, tha Meta në Kanal10.

Deputeti ka thënë se gjatë një tryeze të përbashkët, në diskutim e sipër, ministri Latifi i kishte thënë Metës, se do të jetë ministri i fundit që do të largohet nga Qeveria.

“Unë besoj që diçka ka ndodhur që tek në orët e pasdites të irritohet në kaq masë dhe të zhgënjehet doktor Latifi, dhe të kthehet për Amerikë. Tani më kujtohet, që në një tryezë të përbashkët, i kam kërkuar që të qëndrosh edhe nëse sfidohesh shumë, dhe ai më tha se unë do të largohem i fundit”.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Burim Meta, ka këshilluar ish-ministrin Arben Vitia që të mos kthehet në dikasterin e shëndetësisë.

“Nuk besoj që zotri Vitia, është koha e atij që mund të kthehet, nuk e mendoj, mund edhe të bëhet një gjë e tillë por unë mendoj që po të isha unë në pozicion të tij unë nuk do të kthehesha, për shkak të shumë çështjeve të cilat kanë mbet. Në një qeveri tjetër, në një mandat tjetër po por këtu nuk mendoj. Kemi të bëjmë me aspektin autoritativ”, tha tutje Meta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…