Haalandi barazon rekordin e Agueros

09 gusht 2022 | 11:51

Erling Haaland shënoi dy golëshin e tij të parë te Man City. Në ndeshjen e parë në Premier Ligë, sulmuesi fitoi penalltinë dhe e shndërroi në gol, por ai shënoi përsëri sapo iu dha mundësia.

Ishte kohë e gjatë për Kampionët e Anglisë që një lojtar nuk kishte shënuar dy gola që në ndeshjen e parë të sezonit në kampionat.

Argjentinasi u transferua në vitin 2011 te Manchester City dhe zhvilloi plotë 10 sezone me kampionët në fuqi. Sulmuesi në moshën 34 vjeçare zgjodhi të transferohej te Barcelona, por u ndal për shkak të problemeve që iu shfaqën në zemër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë…