Hadergjonaj i lumtur te Huddersfieldi

25 dhjetor 2017 | 12:40

Skuadra e Huddersfieldit në dy ndeshjet e fundit në udhëtim ka marrë katër pikë, duke triumfuar 1-4 te Watfordi dhe duke ndalur Southamptonin në barazim 1-1.

Ndër më të mirët për këtë skuadër ka qenë edhe shqiptari Florent Hadergjonaj, i cili e ka fituar vendin e titullarit.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur rregullisht në këto ndeshjet e fundit, sepse është një rast i madh për mua. Transferimi im ishte i vonshëm dhe e dija se më duhej kohë, por shokët e ekipit më ndihmuan të përshtatesha shumë shpejt. Tani jam i lumtur që jam adaptuar kaq shpejt edhe pse në fillim nuk ishte aq e lehtë”, ka thënë Hadergjonaj për “Thesportsman”.

“Unë jam ende i ri. Të luash në Premier Ligën është një gjë e madhe, jo vetëm për mua, por për tërë qytetin. Është një ëndërr dhe ne të gjithë po e shijojmë duke luajtur në Premier Ligë. Kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Hadergjonaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra shqiptare, Kukësi është në kërkim të një trajneri të…