Hadërgjonaj: Pas ndeshjeve me Kosovën, flas për të ardhmen

28 maj 2019 | 15:53

Florent Hadërgjonaj gjatë edicionit që sapo u mbyll u paraqit në 24 ndeshje me Huddersfieldin në Ligën Premiere, prej të cilave 19 ndeshje i luajti si titullar.

Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen, duke pasur parasysh se skuadra e tij ka rënë nga Premier Liga.

“Ende është herët të flasë për këtë çështje. Fokusi im është në dy ndeshjet me ekipin kombëtar. Kam biseduar edhe me menaxherët e mi dhe me trajnerin Bernard Challandes dhe përqendrimi maksimal do të jetë në ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. Nuk dua ta çoj mendjen diku tjetër. Pas këtyre dy ndeshjeve do të ulemi me menaxherët dhe do të shohim se cila prej ofertave që i kemi në tavolinë do të jetë më e mirë për karrierën time. Se a do të rri në Angli në Premier Ligë apo Championship, apo ndoshta do të rikthehem në Gjermani apo do të shkoj në Itali, gjithçka mbetet e hapur. Gjithsesi besoj që diçka e mirë do të ndodhë”, ka thënë Hadërgjonaj.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi,…