Hajdar Beqa: Në çdo takim po shoh entuziazëm e mobilizim për fitoren e PDK-së më 6 tetor

23 shtator 2019 | 12:27

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, për një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se prania kaq e madhe e mbështetësve për PDK-në po dëshmon që vetëm kjo parti mund ta ndërtojë një të ardhme më të mirë, duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, si dhe duke i ofruar perspektivë të rinjve për një mirëqeni më të mirë për të gjithë.

Beqa ka vazhduar me takime në bashkësinë lokale të Brekocit të Komunës së Gjakovës. Po ashtu, ai ka bashkëbiseduar edhe me banorët e lagjes Marosh në fshatin Demjan ku ka paraqitur para tyre vizionin e kryetarit të partisë, Kadri Veseli njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës.

Beqa ka vizituar edhe degën e PDK-së në Zhur të Prizrenit ku është mirëpritur nga strukturat e udhëhequra nga kryetari i degës Bedri Hoxhaj, të cilët si gjithmonë ishin mobilizuar për fitoren bindëse të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Banorët e Zhurit i besojnë fuqishëm platformës së PDK-së e cila do ta fuqizojë Kosovën, do të zhvillojë ekonominë, do të sigurojë perspektivën duke mbajtur rininë në vend”, ka shkruar Beqa.

#PDK112

#KadriVeseli1

#HajdarBeqa34

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se skuadra…