Hajdari: Momenti është për të marrë përgjegjësi
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas aktit terrorist që ka ndodhur mbrëmë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Hajdari përpos reagimit ai ka kritikuar edhe institucionet e Kosovës për neglizhencë.
“A ka pyetur kush, si është e mundur që shefi i AKI-së nuk është thirrur në përgjegjësi për këtë dështim skandaloz të shtetit? Po flasim për një sulm të mirëorganizuar, gjakftohtë, e me kalkulim të cilin institucionet tona është dashur ta kapin pa ndodhur.”, ka pyetur Hajdari.
Reagimi i plotë i kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari:
A ka pyetur kush, si është e mundur që shefi i AKI-së nuk është thirrur në përgjegjësi për këtë dështim skandaloz të shtetit? Po flasim për një sulm të mirëorganizuar, gjakftohtë, e me kalkulim të cilin institucionet tona është dashur ta kapin pa ndodhur.
Aq e zënë ka qenë AKI-ja në përcjellje të gazetarëve e kritikëve të pushtetit, saqë s’i mbet kohë për ta mbrojtur shtetin.
Padyshim që është Serbia ajo që duhet vënë para tytës së gjykimit për këto telashe që po i shkakton në veri të vendit, por menjëherë pas Vucicit duhet gjykuar qeveria e vendit për dështimin skandaloz të parandalimit të situatave të tilla.
A nuk na thonin se krimi është zhdukur nga veriu, se bandat janë zhdukur, se veriu i vendit tashmë është nën sovranitetin e shtrirë të Kosovës? Cka ndodhi?
PO! Jemi me institucionet e Kosovës kundër Serbisë. Por, nëse institucionet vazhdon t’i udhëheqë ky sharlatan, kjo do t’i konvenojë Serbisë çdo ditë e më shumë.
Nuk të nxjerrin dot nga theqafja politike, Albin. Në këtë theqafje, ti do të shkosh si ëndërr e keqe, e ne do të kujdesemi që Kosovën të mos e marrësh me vete në fundosje.