Hakmarrja e Rikalos ndaj Elhami Hajdarit konfirmohet edhe nga Gjykata Themelore (Dokument)

19 shtator 2018 | 20:28

Gjykata Themelore në Prishtinë, nëpërmjet një aktvendimi, ka hedhur poshtë “faktet” e të paqena të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, që i kishte listuar si arsye për ta shkarkuar nga pozita e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), Elhami Hajdarin, njeriu që kishte refuzuar t’ia përcillte jashtëligjshëm mbi 80 mijë euro një biznesi me bazë në Prizren, me të cilin kishte raport afarist Biljana Rikalo, bashkëshortja e ministrit Rikalo.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë e obligon ministrin Rikalo që ta kthej në pozitën e njejtë të punës, Elhami Hajdarin. 

Po ashtu, edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, më 12 korrik, kishte kërkuar nga ministri i MBPZHR-së që brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, ankuesin Elhami Hajdari ta kthejë në vendin e punës si kryesh i AZhB-së, por që ky vendim nuk u mor parasysh nga Rikalo.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë vërteton të drejtën e Elhami Hajdarit, të cilin e ka siguruar gazeta “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së…