Halepi eliminohet nga US Open

30 gusht 2019 | 23:20

Simona Halep i ka thënë “lamtumirë” grand slam të US Open. Tenistja rumune, fituese e Wimbledonit, u mund 2-1 (2-6, 6-3, 7-6) nga tenistja amerikane Taylor Townsend.

Halep e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, por më pas niveli i saj ra. Duket se ajo e nënvlerësoi rivalen, që përmbysi shifrat dhe fitoi setin e tretë në “tie break” Në raundin e tretë avancon tenistja japoneze Naomi Osaka, kampionia në fuqi e US Open, e cila mundi 2-0 (6-2, 6-4) Magda Linette. Më tej avancon edhe vogëlushja amerikane Cori Gauff, 15 vjeçe, që mundi 2-1 hungarezen Timea Babos (6-2, 4-6, 6-4), duke shkuar në raundin e tretë. Nuk zhgënjen tenistja daneze Carolien Wozniacki që, falë fitores 2-1 ndaj amerikanes Danielle Collins, avancon në raundin e tretë.

Një biletë për më tej kanë siguruar edhe tenistja britanike Johanna Konta (2-0 ndaj Margarita Gasparyan) e belgja Elise Mertens (2-0 ndaj Krystina Pliskova).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka emëruar zyrtarin…