Haliti: PDK-ja betejën e ka me LV-në, jo me Vjosa Osmanin

06 maj 2026 | 14:10

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se ky subjekt politik në zgjedhjet e 7 qershorit po garojnë për vendin e parë.

“Luftojmë për vend të parë, as për të dytin as për të tretin”, ka thënë ai.

Derisa është pyetur edhe për lëvizjet e fundit në skenën politike, konkretisht bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK-në a paraqesin rrezik për PDK-në, ai ka thënë se nuk  e kanë betejën me ish-presidenten.

“PDK-ja betejën e ka me LV-në,  nuk e kemi me  Vjosa Osmanin. Vjosa Osmani ka qenë një deputete është bërë presidente në kushte dhe rrethana të veçanta dhe tani ka kaluar aty ku ka qenë në LDK, varet shumë se sa i japin fushë ata si parti dhe në çfarë pozicionin do ta vendosin ka të dhëna se do ta udhëheq fushatën e LDK-së do të ketë betejë me Kurtin”, ka thënë Haliti për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka…