Hamiltoni: Isha më shumë se kurrë pranë fitores

25 korrik 2022 | 15:35

Në garën e tij të 330-të në karrierë, piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, u klasifikua në vendin e dytë në pistën e Paul Richard (Francë). Ky është rezultati i tij më i mirë këtë sezon, që rihap shpresat e britanikut për një fitore.

“Sot isha më shumë se kurrë pranë fitores. Nuk ishim shumë larg triumfit, pasi arrija të shihja kë kisha përpara. Natyrisht që ndikoi edhe hyrja në pistë e makinës së sigurisë, por fakti që u ngjitëm në podium me të dy pilotët është një rezultat i mirë”, ka thënë Hamilton.

“Erdhëm në Francë me idenë që të ishim sa më pranë më të mirëve dhe ia dolëm mbanë. Shpresoj që gara e radhës të jetë edhe më e mirë për ne. Madje mendoj se në Hungari do të jemi me një mentalitet më pozitiv pas këtij rezultati”, ka shtuar Hamilton, që piloton makinën e Mercedesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shkarkuar kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha. Lajmin…