Hamiltoni: Këtë vit patjetër se do ta fitoj një garë

09 gusht 2022 | 16:38

Nuk ka fituar ende asnjë garë këtë sezon, por Lewis Hamiltoni mbetet një nga pilotët më të ndjekur në Formula 1. Piloti britanik, 7 herë kampion bote, ka folur për të shkuarën dhe të ardhmen e tij.

“Pas garës në Adu Dhabi, pyeta veten nëse kisha më dëshirë të garoja. Vendosa të garoj, por deri më tani sezoni nuk ka qenë ai që prisja. Por jam i bindur se këtë vit do ta fitoj një garë. Kjo do të ndodhë patjetër”, ka thënë Hamiltoni.

“Ndihem ende se jam në mision, më pëlqen të pilotoj, ndaj nuk ka ardhur ende momenti për të hequr dorë nga garat. Do të gënjeja po të thosha se nuk do ta rinovoj kontratën përtej vitit 2023. Po mendoj të vijoj të garoj”, ka shtuar Hamiltoni. Duke kujtuar atë që ndodhi vjet, në garën e fundit në Adu Dhabi, britaniku ka shtuar: “Kur pashë se si u ndodhnin gjërat në pistë, u zgjuan frikët e mia. Mendoja se nuk do të ma hidhnin, por ndodhi… Ende sot nuk gjej fjalët për të shpjeguar se si ndihesha. Mbaj mend që pas garës duhej ta hiqja rripin e sigurisë e duhej të dilja nga makina, por nuk kisha forcën për ta bërë këtë gjë. Një nga momentet më të vështira që kam kaluar. E dija se çfarë kishte ndodhur dhe dija që kishte diçka të padrejtë”, ka deklaruar  Hamiltoni.

Britaniku kujton këshillat e mjekëve në lidhje me mënyrën e tij të të jetuarit. “Mjekët më këshilluan një jetë tjetër, por unë vijova kështu dhe fitova 5 tituj kampionë. U thashë atyre se gaboheshin për mua”, shprehet Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Kudusi Lama Të respektuar të pranishëm, Me ndjenjë nderimi…