Hamza: Reformat fiskale, hap i rëndësishëm në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë

28 janar 2019 | 15:23

“Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në vend ndikohet drejtpërdrejt nga avancimi i sektorit privat, dhe rrjedhimisht, lehtësirat dhe reformat fiskale të ofruara në këtë drejtim janë kyçe në vazhdimin e rritjes ekonomike dhe stabilitetit makrofiskal” u theksua sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministrin e Financave Bedri Hamza, mbi efektet e reformave fiskale në mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.

Ministri i Financave Bedri Hamza theksoi se viti 2018 shënoi një numër të madh reformash fiskale të cilat kanë rezultuar në lehtësira për sektorin privat në Kosovë, e po ashtu është reflektuar edhe në performancë të mirë të të hyrave.

“Duke qenë se sektori privat është nxitësi kryesor i zhvillimit ekonomik në vend, nevojitet një qasje më e drejtpërdrejt ndaj bizneseve për të adresuar sfidat dhe pengesat të cilat i hasin në treg”, u shpreh Hamza.

Ai gjithashtu bëri të ditur se viti 2019 do të karakterizohet me vazhdim të reformave të tilla në drejtim të ndihmesës ndaj sektorit privat si dhe thjeshtësim të procedurave tatimore e jo ngarkesa dhe pengesa për bizneset.

Ndërsa, drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka, ka deklaruar se duke qenë një nga palët më të rëndësishme për sektorin privat, Ministria e Financave ka ndërmarrë një numër reformash fiskale gjatë vitit 2018 të cilat kanë ndikuar në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të bizneseve duke falënderuar Ministrin Hamza për bashkëpunimin në këtë drejtim.

Të pranishmit përgëzuan Ministrinë e Financave për reformat dhe lehtësirat e bëra në sektorin privat duke kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes…