Hannoveri dhe Shtuttgarti e kërkojnë Manajn

25 janar 2019 | 20:41

Destinacioni i radhës për Rey Manajn mund të jetë Bundesliga. Gianluca Di Marzio raporton se për sulmuesin shqiptar të Albacetes kanë shprehur interesim dy klubet gjermane, Hannoveri dhe Stuttgarti.

Manaj në këtë sezon te klubi spanjoll ka treguar formë të lartë duke shënuar 6 gola në 15 paraqitje.

Albacete kishte blerë Manajn nga Interi për dy milionë euro dhe një ofertë më e lartë nga klubet gjermane mund ta bindë klubin spanjoll që ta shesë sulmuesin e talentuar shqiptar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithatë, në këtë vend të vogël jetojnë shumë kombe dhe…