Hapet çerdhja e re “Ketrushët” në lagjen Tophane në Prishtinë

04 tetor 2019 | 15:32

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se sot në lagjen Tophane është hapur çerdhja e re “Ketrushë”.

Ai ka treguar se kjo çerdhe ka kapacitet për 80 fëmijë.

Sipas Ahmetit, investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.

“Sot e hapëm çerdhen e re ‘Ketrushët’ me bazë në komunitet për 80 fëmijë të lagjes Tophane në Prishtinë. Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që të kemi fëmijë të lumtur dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen! Kjo është çerdhja e 15-të në kryeqytet dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjen Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar ‘Yllkat’, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Shpend Ahmeti

Ai ka thënë se sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve.

Fotografia e Shpend Ahmeti

“Qëllimi ynë kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre. Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve. Bashkë krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës”, është shprehur ai.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Ryaboshapka, ka deklaruar se…