Hapet ekspozita personale e Halil Matoshit

11 gusht 2023 | 22:18

Në ambientet e televizionit “Kanal 10”, është hapur ekspozita personale e pikturave të Halil Matoshit.

Kjo ekzpozitë ka titullin “Kujtesa e ujit” dhe në të janë të ekspozuara piktuat e Matoshit të realizuar në vitet e fundit.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 20 gusht dhe është organizuar në shenjë të trevjetorit të themelimit të “Kanal 10”, në të cilin krijuesi Matoshi është i angazhuar në cilësinë e komentatorit politik.

Këtë ekspozitë e kanë vizituar njerëz të artit, politikës dhe gazetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i Nacionals, Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar sot…