Hapja e negociatave për anëtarësim, flamuri i Shqipërisë ngritët në Bruksel

19 korrik 2022 | 11:39

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e marta e 19 korrikut është ditë historike.

Bashkimi Evropian më në fund zyrtarisht ka hapur negociatat për anëtarësim.

Menjëherë pas kësaj, flamujt e të dyja shteteve, janë vendosur në rendin me flamurin e BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, falënderoi përpjekjet e bëra nga presidenca paraprake e BE-së, e udhëhequr nga Franca, për zhbllokimin e bisedimeve.

“Propozimi francez shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde”, deklaroi ai.

Tutje falënderoi popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat e tij drejt BE-së.

“Edhe pas tre vjetësh të ndërlikuara, populli shqiptar “kurrë s’u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari rrugën evropiane”, u shpreh Rama.

Ndërkaq, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, e cilësoi një moment historik konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Endokrinologjisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit…