Haradinaj: Amerika nuk ka kërkuar kompromise të dhimbshme për Kosovën

20 shtator 2019 | 12:54

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve drejtpërdrejt në faqen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në “Facebook”, ai është pyetur edhe për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkesat e saj kundrejt Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se ShBA-ja nuk ka kërkuar asnjëherë kompromise të dhimbshme.

“Nuk është e vërtetë që Amerika ka kërkuar kompromise të dhimbshme. Nuk e ka kërkuar Amerika ndarjen e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë ShBA-të nuk kanë kërkuar mosbërjen e ushtrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani merr vendimin historik për lejimin femrave në stadium për…