Haradinaj: Bahri Fazliu e Afrim Zhitia e mbajtën të pashuar idealin e lirisë, duke ia pasuar brezit të UÇK-së

02 nëntor 2019 | 15:15

Në 30-vjetorin e rënies së Bahri Fazliut e Afrim Zhitisë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Bregun e Diellit në Prishtinë.

“Bahri Fazliu e Afrim Zhitia ishin ndër të parët që rezistencën e armatosur e kishin parë si mundësi të vetme për çlirimin e Kosovës dhe e mbajtën të pashuar idealin e lirisë, duke ia pasuar brezit të UÇK-së. Në 30-vjetorin e rënies së tyre, kam bërë homazhe në Bregun e Diellit në Prishtinë, në nderim të dy heronjve të kombit, të cilët përjetësisht do të mbesin frymëzim për sakrificën dhe heroizmin, në përpjekjet për të drejtën tonë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot…