Haradinaj: Deklaratën e 2 Korrikut e jetësoi UÇK-ja

02 korrik 2020 | 11:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 30-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, ka thënë se ketë deklaratë e ka jetësuar Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Me këtë rast, ai ka thënë se 2 korriku i vitit 1990 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve, raporton “Epoka e re”.

“Më 2 korrik 1990, deputetët kosovarë, me gjithë presionin e kërcënimet nga pushteti i Millosheviqit, nxorën aktin të cilin shqiptarët e prisnin me dekada. Deklarata me të cilën Kosovës i hapej rruga për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, edhe pse nuk u lejua të zbatohej, me forcën e armëve e tankseve, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi. Duke qenë falënderues për të gjithë deputetët e asaj legjislature, deklaratën e tyre e jetësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 2 korriku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 2 Korrikun,…