Haradinaj dënon sulmin ndaj Petroviqit

20 mars 2019 | 13:04

Deputeti nga SLS, Slobodan Petroviq, është rrahur sot në kryeqytet në një restorant afër Kuvendit.

Këtë ngjarje Petroviq e bëri të ditur edhe nëpërmjët një konferencë për media.

Sulmin për Petroviq e ka dënuar ashpër edhe i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet sot në juglindje të…