Haradinaj fton shqiptarët në Maqedoni të votojnë pro referendumit për emrin

12 shtator 2018 | 17:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në dy shtetet.

Me këtë rast, Haradinaj ka ftuar shqiptarët në Maqedoni që të votojnë në favor të referendumit për emrin e këtij shteti.

“Shqiptarët duhet të përcaktohen për Maqedoninë në BE dhe në NATO. Prita sot, mikun tim, Menduh Thaçin, liderin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, me të cilin këmbyem mendime rreth trendeve politike në rajonin tonë dhe ndamë bindjen se vota pro referendumit rreth emrit, e shqiptarëve të Maqedonisë, është në interesin e tyre dhe të paqes e stabilitetit në rajon. Orientimi euroatlantik i shqiptarëve është garancë për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, people sitting, table, living room and indoorImage may contain: 2 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është plot surpriza. Të pasmet e mëdha të Kim…