Haradinaj: Gjendja e tregut energjetik në veri, e patolerueshme

31 maj 2018 | 12:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do e tolerojë edhe më tutje gjendjen e tregut energjetik në veri të Kosovës.

Haradinaj gjatë interpelancës në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për KOSTT-in, ka thënë se Kosova duhet të vendos të drejtën e saj në tregun energjik në gjithë vendin.

“Jemi në momentin final. Marrëveshja për energji nuk është implementuar nga pala serbe. Është e qartë se ata fitojnë 30 milionë të pastra nga kjo çështje. Nuk mund ta tolerojë në pakufi këtë gjendje dhe pagesën nga buxheti publik. Shumë veprime që kemi marr në këtë drejtim, ende nuk i kam paraqitur para jush por iu jam drejtuar personave vendimmarrës në këtë temë”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, ka…