Haradinaj: Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit

25 gusht 2019 | 12:24

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ismet Jasharin i njohur si komandant Kumanova në 21-vjetorin e rënies së tij heroike.

Ai ka thënë se Ismet Jashari ka ardhur  nga  Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit.

“Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit. Në 21-vjetorin e rënies së tij heroike, me nderim kujtojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës. Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sergey Kovalev i ka mbijetuar një trembjeje në rundin e…