Haradinaj kërkon mobilizimin e FSK-së dhe MPB-së për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Suharekës

16 gusht 2018 | 15:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marr me  shqetësim lajmin për vërshimet në Suharekë.

Ai ka thënë se ka kërkuar mobilizimin e të gjitha institucioneve për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

“Si kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane. Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e kësaj komune, z. Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë. Si Qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur…