Haradinaj: Kosova përkrahë sulmet e fundit të SHBA-së në Irak e Siri

30 dhjetor 2019 | 12:23

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova rreshtohet krah Amerikës në sulmet e fundit mbrojtëse në Irak e Siri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Kosova është e palëkundur në luftën kundër terrorizmit e udhëhequr nga SHBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë.

“Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri. Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë. Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjashme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes”, ka shkruar Haradinaj për porfirin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.…