Haradinaj: Kosova humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm

01 dhjetor 2018 | 13:18

“Kosova sapo humbi një mik të  madh e ShBA-të një patriot të devotshëm. I pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush. Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë. Prehu në paqe, njeru i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pagesa për shfrytëzimin e autostradave në Republikën e Kosovës pritet…