Haradinaj: Manipuluesve të votave ju urojë dënime meritore

08 mars 2021 | 11:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, është deklaruar në lidhje me pretendimet për blerjen e votave.

Haradinaj ka thënë se manipuluesit e votave duhet të marrin dënime meritore.

“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit. Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke bashkuar forcat për të sjellë një hit, duket se…