Haradinaj nervozohet sërish, Konjufca: Shpresojmë të mos vijmë deri aty

29 shtator 2022 | 10:57

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë sërish fjalën në replikë me ministrin Murati, teksa ka paralajmëruar se nëse pengohet edhe njëherë gjersa flet do t’ua kthejë në të njëjtën mënyrë kabinetit qeveritar.

Kryetari Konjufca i ka thënë Haradinajt që shpreson të mos vijë deri aty.

“Saherë që flas nga kjo foltore, unë pengohem. Nëse kjo praktikë vazhdon duhet me u kthyer me ua kthyer edhe unë në atë mënyrë që e marrë dhe po paralajmëroj që nuk ka rrugë tjetër se nuk t’lenë me folë”,  ka thënë Haradinaj.

“Të shpresojmë të mos vijmë deri aty zoti Haradinaj”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në…