Haradinaj nesër në Gjilan, qindra qytetarë do t’i bashkohen AAK-së

03 gusht 2019 | 15:17

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, ka bërë me dije se nesër (e diel) lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj, do ta vizitojë Gjilanin.

Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjatë kësaj vizite qindra qytetarë do t’i bashkohen AAK-së.

Postimi i plotë i Bajram Hasanit:

Nesër (e diel), lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, do ta vizitojë Gjilanin. Gjatë kësaj vizite qindra qytetarë do t’i bashkohen familjes së madhe AAK.

Të gjithë ju që doni që ne të jemi vet zot në shtetin tonë, ju që nuk doni që kufijtë e Kosovës të negociohen, apo ndryshohen, ju që doni fuqizimin e prodhuesit vendor dhe jeni pro taksës ndaj Serbisë, ejani nesër dhe bashkojuni kauzës sonë.

Ju mirëpresim!

Takimi mbahet në ora 17:30 në Teatrin e Qytetit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat e mirënjohura mitrovicase, Trepça apo siç njihet ndryshe…