Haradinaj për Kurtin: Në përballje me Serbinë e ka përkrahjen tonë gjithmonë, në punët e brendshme ka dështuar

27 tetor 2022 | 21:57

Daut Haradinaj ka thënë se AAK e mbështet Qeverine Kurti në raport me Serbinë, por se kërkojnë nga ta që të jenë transparente sa i përket dialogut.

“Ne kemi bërë thirrje që Qeveria të jetë sa më transparente sa i perket dialogut. Si grup parlamentar i AAK-se i kemi dhënë mbështetje Qeverisë në këtë proces. Kërkesa jonë ka qenë që marreveshja të jete njohja reciproke dhe përfshirja e SHBA-së. Ne insistojmë që SHBA të jetë në tavolinë dhe garant i çfarëdo marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se nuk do ta mbështesin qeverinë në paaftësinë e tyre për krizën ekonomike që ka kapluar vendin.

“Ne jemi opozitë, duke pasur parasysh situatën në të cilen jemi, krizën ekonomike me të cilën përballemi dhe paaftesinë e kësaj qeverie për të kryer punë në të mirë të qytetarëve, ne natyrisht që nuk heshtim dhe e kritikojmë Qeverinë, por në raport me Serbinë do ta mbështesim gjithmonë”, ka thënë tutje Haradinaj në Rtv Dukagjini.

“Në perballje me Serbinë do ta përkrahim gjithmonë, por sa i përket punëve të brendshme ka dështuar”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Slavia Praga, e…