Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij

11 prill 2021 | 09:57

Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar heroin Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij.

Ai po ashtu i ka përkujtuar heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala, njofton Klan Kosova.

“Të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, artisti e shkrimtari që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij”.

“E liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naile Memaj, 101 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit u vaksinua…