Haradinaj premton ndihmë për prodhuesit vendorë

25 janar 2018 | 20:04

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar të enjten kompaninë e lëngjeve “Fluidi” dhe atë të vajit “Floil” në Gjilan, në kuadër të vizitës në këtë komunë.

Pronari i këtyre kompanive, Fejzullah Mustafa, ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me procesin e prodhimit dhe me sfidat që përballen “Fluidi” dhe Floili”.

Mustafa ka thënë se deri më tani ka munguar mbështetja e Qeverisë ndaj bizneseve të Kosovës. “Por, kryeministri na ka premtuar dhe do të vazhdojë t’i mbështesë bizneset e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka lavdëruar këta prodhues, duke theksuar hapjen e vendeve të reja të punës. “Është një kompani prodhuese, një brend i yni, një brend i mirë i Kosovës. Ka njerëz të punësuar. Kuptohet, kemi shumë punë për të bërë përpara. Ekonomia është një sfidë në vete, por duke qenë të gjithë bashkë, edhe institucionet komunale, edhe ato nacionale, edhe sipërmarrësit, jam i bindur se do të hapim vende të reja të punës”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të muajit mars pritet të nënshkruhet marrëveshja në…