Reçica: Marrëveshja me Zvicrën për sigurimet sociale nënshkruhet në mars

25 janar 2018 | 20:02

Në fund të muajit mars pritet të nënshkruhet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës lidhur me sigurimet sociale. Kështu ka bërë me dije ministri i Mirëqenies dhe Punës Sociale (MPMS), Skënder Reçica.

Ai nga foltorja e Kuvendit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka përfunduar me kohë procedurat dhe në takimet e shpeshta me ambasadorin zviceran kanë marrë premtimin se kjo marrëveshje do të nënshkruhet së shpejti.

“Marrëveshja për sigurimet sociale ende nuk është nënshkruar. Grupet teknike që kanë qenë të emëruara për negocimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Zvicrës kanë përfunduar draftin final për sigurimet sociale, pastaj marrëveshjen. Ka pas vetëm nënshkrim të teksteve të draftit final. Ju informoj se nga ana jonë si qeveri nuk është shkaktuar asnjë vonesë. Unë kam qenë dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane dhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë. Së shpejti do ta kemi datën për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ndërshtetërore. Kjo të ndodhë kah fundi i muajit mars, përkatësisht në fillimin e muajit prill, dhe vetëm pas nënshkrimit do të dërgohet për ratifikim në parlamentet respektive”, ka thënë Reçica.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë me dije se…